Skizofrenia profesionale që lëndon shpirtin e mijëra dëshmorëve dhe martirëve në Kosovë- Shkruan;Kastriot Frengi
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, ka komentuar procesin gjyqësor të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë në Facebook .Këtu shihet qartë verbëria profesionale, kur nuk kursen as ndjenjat e mijëra dëshmorëve, mijëra martirëve, e mijëra e mijëra veteranëve të luftë së UÇK-së . Duke treguar edhe verbëri profesionale ai pyet ‘’ pse ndërkombëtarët nuk e e denoncuan përpara pushtetit gjyqësor në Prishtinë, por në Hagë. “Përse nuk e denoncuan përpara pushtetit gjyqësor në Prishtinë Thaçin ndërkombëtarët, por e paraqitën denoncimin kundër tij në Hagë? Sepse, gjithkush nga gjyqtarët e gjykatës së Prishtinës do t’i ndruhej vrasjes së tij. Thaçi drejtonte ende një organizatë paraushtarake në Kosovë”, theksoi Ngjela. Po si mor avokat nuk të vret ndërgjegjja e as dija jote profesionale, kur konstaton edhe këtë’’mrekulli’’, po të ishte gjallë kasapi i Ballkanit Milosheviq do të kishte shpërblyer me ndonjë mirënjohje. Mos harroni avokat Ngjela se Kosova ende i ka ta gjetur disa mijëra eshtra të bijve të vetë. Ende çdo pranverë i rikujton mijëra e mijëra dëshmorë, martirë e civilë të vrarë . Kosova ende kudo kullon gjak. E ju në emër të’’profesionalizmit’ të verbër jo të logjikshëm ose më keq të shiturit nuk e mendoni si do të ndihen ato nëna,baballarë, motra fëmije familjarë .Kur të gjithë e djnë se të afërmit e tyre i varë bandat paramilitare serbe. Presidenti i vendit Hashim Thaçi tani është në Hagë padrejtësisht, por vetë drejtësia Kosovare duhet të kërkojë përgjegjësi për këtë shpifje tanë , ose ti gjeni faktet , ose të kërkojë dënimin tuaj. Kurse ajo që është m ë pakta të kërkojë statusin ‘’Non grata’’ të një miopi profesionale siq jeni ju Ngjela, Ju këtë e bëni për të pasur hatër tek Beogradi, Kremlini apo Athina ne nuk e dimë, por e dimë saktë se ndaj teje herëdokur do të bie era e ndërgjegjes suaj për këtë çmenduri profesionale /qendrapress.com/