Snezhana antropologe ,një serbe mbresëlënëse ,që i dinte të këqijat e Milosheviqit të bëra mbi shqiptarët !-Shkruan; Besnik Dauti, veprimtar politik

              Dje,ende pa u ul në tavolinë, te ” Hani i vjetër” ,shoqja ime Shpresa, në mënyrë shumë transparente ma bëri me dije se, mysafirja e ulur me te ,është serbe nga Beogradi dhe jeton në Berlin. Ajo, me një respekt dinjitoze , u prezantua dhe tregoj që është antropologe dhe se në UP ka mbajt disa ligjërata. ” Ju lutem mos dyshoni në qëllimet e mia. Jam serbe nga Beogradi. Unë e di fort mire se çfarë ju ka bë Milosheviqi dhe intencat e Vuçicit. Unë kërkoj falje në emrin tim dhe nè emrin e shumè bashkëkombëseve të mi qè janë koshient për të vërtetën rreth luftës ne Kosovè” Ju lutem, vazhdoj Snezhana, na falni,na falni, duke u lutur shumè sinqerisht dhe me shprehje te një lloj keqardhje te dukshme e përcjellur me një energji te mrekullueshme pozitive. Pas dite erdh përsëri .Vazhduam bisedën. Fitova përshtypje që ajo disi edhe veten e mban përgjegjëse për atë që ka bërë shteti ( pushtetarët e shtetit të sajë) Snezhana ,pa dilemë,ishte e vendosur të ballafaqohet me realitetin. Ajo ishte e vendosur me LUFTU TË KEQEN ME ARMEN ME TË FORTË – ME Të VERTETEN ! I uroj sukses dhe e pres ,me padurim, ardhjen e saj pas 2 muajve. P.S. Ende asnjë serb nga Kosova nuk ka kërkuar falje publike./qendrapress.com/