Sokol Halili vret veten, reagon motra e 35-vjeçares: “Bima xhenazen qetu”  

                                  Sokol Halili, vrasësi i 35 vjeçares shtatzënë, ka vrarë vetën. Lajmin e konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizphet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, njofti Sveçla. Me t’u bërë i ditur lajmi, ka ardhur edhe reagimi i parë nga familjarët e viktimës, H.M. Motra e të ndjerës, ka reaguar ashpër duke kërkuar që t’ia sjellin kufomën e Halilit përpara syve, pasi nuk beson se ai me të vërtetë ka kryer vetëvrasje. “Qitmi ti mu faktet, faktoma, qite qetu para meje, du me ja pa foton unë, qat xhenaze bima ti mu qetu, le të më thotë qaj ministër mua nërsy që e ka vra veten, le të ma bjen kufomën e tij qetu, kqyre qa i bëjë, mua më thuaje nërsy”, ka thënë ajo në një audio që ka siguruar Insajderi.