Solemnisht inaugurohet renovimi i Shtëpisë së Kulturës’’Xhemajli Berisha’’ dhe Teatri i Qytetit ‘’Bekim Fehmiu’’ në Prizren.
Sot, në praninë e një numri të madh artistësh, pjesëtarë të shoqatave të dala nga lufta e ku ishin edhe Kryetari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytyçi,drejtorët e ekzekutivit , mysafirë nga Shqipëria pjesëtarë e anëtarë të shoqërive kulturo artistike dhe të tjerë përuruan renovimin e plotë të Shtëpisë së Kulturës’’Xhemajli Berisha’’ dhe Teatrin e Qytetit ‘’Bekim Fehmiu’’ në Prizren. Lidhur me këtë përurim fillimisht ka përshëndetur drejtori i kulturës Adem Morina, duke uruar qytetarët që tash e tutje fal edhe angazhimit dhe pa lodhshmërisë së kryetarit ët komunës Shaqir Totaj sot, po e përurojmë këtë objekt kaq të rëndësishëm e të mirë për Prizrenin. Kryetari i komunës Shaqir Totaj, tha më lejoni ta bëjë një përjashtim në këtë rast dhe së pari të urojë artistët sepse këtu po shoh shumë artist e ky është një tempull për artistët dhe tempull kulture.Pas kësaj solemnisht është prerë shiriti përurues nga udhëheqës komunal dhe lidhur me këtë përurim në një intervistë të veçantë kryetari Totaj për Rtv ‘’Besa’’ tha se sot pas një pune intensive po e përurojmë këtë objekt, për të cilin më duhet të them se e kemi rinovuar dhe këtë tërësisht me mjetet tona vetanake., Për hir të së vërtetës më duhet të them se Ministria e kulturës kemi pas një memorandum marrëveshje për 400 mijë euro, por nuk është ndihmuar nga ministria me asnjë euro. Padyshim se tashmë shumë aktivitete që deri tani janë organizuar në lokacione tjera do të rikthehen e këtu në pallatin kulturës si dhe në teatrin qytetit ku kjo shtëpi do të jete tempull arti e kulture.