Solemnisht nga 6 marsi,fillon realizimi i projektit me te madh i Komunës se Prizrenit projekti i ‘’Shadërvanit. ‘’

                  Sot ,kryetari Shaqir Totaj .nënkryetari Kujtim Gashi drejtoret Çelê Lamaj e Islam Ukimeri solemnisht përgëzuan fillimin e projektit me te madh për Prizrenin projektin e sheshit Shadervan. Pas zbulimit te maketës se projektit kryetari Totaj tha se po fillojmë projektin me te madh per Prizrenin për sheshin Shadervan. Këtij qyteti do te ja rikthejmë namin qe kishte sepse e meriton. Prandaj këtu do te punohet me kalldrëm kualitet dhe këtij sheshi do ti kthehet reputacioni qe kishte dhe si shesh i qendrës se mbrojtur te trashegemise.  Drejtori i Shërbimeve Publike i entuziazmuar tha po fillojmë projektin me te madh te komunës qe do te investojmë mbi 3 milion euro investime te gjitha komunale. Këtu do te përshtaten te gjitha punët qe i përkasin një qendre historike dhe një sheshi siç është Shadervani.Po do te punohet edhe ne sheshin e lidhjes dhe rrugës për kala. Pasi punët do te jene profesionale dhe duhet përkushtim do te mundohemi qe te mos pengojmë bizneset si dhe vizitoret.  Por pasi qe këto punime do te jene te profesionalizuara dhe ky eshte intervenimi i pare edhe mund te zgjatet një apo md shume vite pohoi drejtori Lamaj.