Solemnisht u shënua fillimi i punimeve për kompleksin’’Prizreni i Ri’’.
Solemnisht u shënua fillimi i punimeve për kompleksin’’Prizreni i Ri’’ nga ndërtuesit Sviss Constuction Holding
Sot, në pranin e nënkryetarit të komunës së Prizrenit Kujtim Gashi, përfaqësues të shumë bankave si dhe të ftuarve të tjerë u bë hapja solemne për kompleksin’’Prizreni i Ri’’, që pritet të ndërtohet nga bashkimi i katër kompanive prestigjioze që veprojnë në Kosovë e Zvicër dhe që njihen për sukses e kualitet të lartë. Pra Sviss Construktion Holding sot, premtuan se do të jene në shërbim të Prizrenit, pasi ky qytet së shpejti do të jete edhe kryeqytet i shqiptareve kudo që janë. Fillimisht për këtë kompleks ndërtimor ka folur njëri nga pronarët e kompanive ndërtuese Zeqir Haxhijaj i njohur gjithandej Kosovës i cili tha se Prizreni si kryeqytet që do të jete në premtojmë se do ti tejkalojmë përmasat e komoditetit perëndimor dhe ndërtimet e këtij kompleksi përfshijnë hapësira të mjaftueshme gjelbëruese dhe katër blloqet e ndërtimit do të ndërlidhen në formë të përsosur. Nënkryetari i komës Kujtim Gashi, duke përcjellë edhe përshëndetjet e kryetarit Totaj tha se ne si komuna ju premtojmë mbështetje profesionale dhe institucionale, sepse tashmë serioziteti juaj brenda e jashtë Kosove na ka bind edhe neve për kualitetin tuaj. Dhe mund të them se ky projekt është shembull i mirë i bashkëpunimit të kompanive ndërtuese. Arkitekti i këtij projekti Ideal Vesa tha se në mesin e 13 kompanive konkurruese për arkitekt ne kemi fituar dhe më duhet të them se Prizreni i ka të gjitha parametrat për një kompleks më të bukurin në Kosovë, Përderisa menaxheri i projektit Azem Rexhaj tha se është nder që sot po bëhet kjo hapje e Prizrenit të Ri dhe kjo do të jete një nga pjesët më atraktive të Prizrenit historik.
Kurse edhe Behar Gashi drejtor i këtij projekti pohoi se bashkërisht me prizrenasit besojmë se do të japim më të mirën që mund ët bëhet për këtë qytet. Në një nga zonat më tërheqëse dhe strategjike të Prizrenit, ku infrastruktura rrugore moderne dhe pozicioni gjeografik ideal bashkojnë hyrje-daljen e autostradës Prizren-Veri me tre rrugë transiti të qytetit, Swiss Construction Holding ka nisur ndërtimin e një kompleksi banesor, “Prizreni i Ri”,në një hapësirë prej 5 hektarësh, projektuar mjeshtërisht nga Maden Group. Ky projekt u përzgjodh nga një garë mes 13 studive arkitekturore vendore dhe ndërkombëtare, duke u dalluar për dizajnin inovativ dhe vëmendjen e detajuar. Kompleksi jo vetëm që do të lidhë Arbanën me Jaglenicën, por gjithashtu do të ofrojë akses të shpejtë në lagjet kryesore si Jeta e Re,’’ Baruthana’’, Petrova dhe ‘’Bazhdarhane’’, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet brenda qytetit. Gjithashtu, vendndodhja e tij strategjike e lidh drejtpërdrejt me rrugën e tranzitit për në Landovicë, një nyje kyçe për zonat rurale të Hasit, Përdrinisë dhe Rahovecit, si dhe me Gjakovën./www.QendraPress.com/