Sonte
Shkruan:Kastriot Malo
Dashuri ndalu!
Sonte mos ik.
Një orkestër mbi re,
melodinë tënde ka nisë.
Dashuri mendomë! më merr në krahët e tua.
Prekëm, prekëm në thellësi, honet e shpirtit trazomë.
Dashuri puthëm! Puthëm me pasion.
Hënë e ulur në sytë e tu, ty dhe tingujt ju dua kështu.
Dashuri pushtomë! Rrugëve të malluara.
Të kërcejmë valsin tonë, me raso petalesh mbulomë.
Burim qe zbret mbrekullitë, le të duhemi sikur është e fundit ditë.