Sonte, fillon Panairi i 17 i radhës i librit në sheshin e Lidhjes në Prizren

Nga sonte fillon Panairi i Librit i 17-të i radhës në Prizren . Edhe këtë vit për të 17-tën herë në ‘’Sheshin e Lidhjes’’ në Prizren filloi organizimi i ‘’Panairi i librit’ ku këtë vit po marrin pjesë 25 Shtëpi botuese të ardhurat nga;Shqipëria Maqedonia e veriut dhe nga Kosova dhe këtë vit librat prezentohen në tri gjihë në : Gjuhën shqipe , Turqisht dhe Anglishtë. Ne kemi biseduar sot më disa nga shtëpitë botuese ,fillimisht më Arben Kondi nga shtëpia botuese ‘’Çamëria’’ I cili lavdëroi angazhimin e madh që po bëjë organizatorët për këtë panair. Prandaj, tha se unë jam edhe pjesëmarrës i parë u Panairit në Kosovë dhe jam autor i të gjithë këtyre librave tha ai. Ku me këtë rast kishte edhe libra me tituj si ;’’Dëbimi’’, ‘’Krimi i fundshekullit’’, ‘’Barbarët’’, ‘’Figura të Çmuara të Çamërisë’’ dhe shumë tituj tjerë Rudi Berisha tha se këtë vit merrë pjesë për herë të parë në këtë panair dhe falenderoi organizatorët e këtij panairi .Botuesi nga Prizreni Mensur Bytyçi, së pari tha se dua ti lavdërojë organizatorët të cilët po e organizojnë këtë panair. Kurse detyrë e jona është rikthimi I dëshirës për lexim, kurse sa i përket botimeve unë kanë sjellë botime që ruajnë bërthamën familjare. Panairi I këtij viti do të ketë 10 programe letrare, të cilët janë emëra eminencë si në letërsi e këtë vit do të ketë edhe nga lëmi tjera si histori albanologji e kështu me radhë. Mbrëmja e parë ,sonte do të fillojë me prezentimin e Bajram Kosumit, letrar,studjues si dhe ish kryeministër i vendit. /QendraPress/