Sonte, me rastin e ndërrimit të motmoteve, Stacionin Policor në Prizren e vizitoi Kryetari i Komunës, z. Shaqir Totaj.

Sonte, me rastin e ndërrimit të motmoteve, Stacionin Policor në Prizren e vizitoi Kryetari i Komunës, z. Shaqir Totaj. Në stacion, Kryetari Totaj u prit nga Komandanti i Stacionit, Kapiten Nexhdet Mrasori, së bashku me policët patrullues të cilët ishin në detyrë edhe në këtë ditë feste. Edhe pse dita e festës, ata vazhduan punën e tyre me përkushtim, me qëllim që të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët. Me këtë rast, Kryetari Totaj i falënderoi policët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke iu uruar njëkohësisht Vitin e Ri, me dëshira për shëndet, fat dhe mbarësi.