Sonte, në Bratisllav në Oktagon Gjoni Palokaj , mundi me pikë sllovakun KAROL RYSAVÝ.
Në kategorinë Oktagon deri në 63 kg, Gjoni Palokaj (për të cilën ka raportuar portali dhe më herët), për kundërshtar do të ketë, slovakun Karol Ryšavý . Meqi mbahet në Bratisllavë (nga është edhe kundërshtari i prizrenasit Palokaj), të shtunën , në sallën që ka kapacitetin e 13 mijë vendeve. Të gjitha biletat janë shitur, dhe s’ka asnjë biletë në shitje. Ajo që bie në sy për të keq mediat në Sllovaki, janë duke e injoruar këtë meqë, duke mos i dhënë fare publicitet Gjoni Palokajt. Kjo duket të jetë e qëllimshme duke ditur cilësitë dhe prejardhjen e Gjonit. E kundërta po ndodhë me dy garues të tjerë gjerman, që po ashtu do të kenë meq në këtë natë, që publiciteti për ta është i lartë, ndonëse nga cilësia s’mund të krahasohen me Gjonin. Gjoni në garën Oktagon është i 7-ti në listë, ndërkaq këta dy garuesit gjerman nuk janë ende të ranguar. Mirëpo, Gjoni Palokaj është në formë të lartë, e që gjithëherë fitoret i kremton me flamurin kombëtar (kuq e zi), premton se ky injorim i medias vendore, i jep edhe më shumë motiv, për të shënuar fitoren e radhës. Dihet që sllovaku luan para publikut të vetë dhe përkrahja për te nuk dotë mungoj, por Gjoni premton se do ta mund edhe kundërshtarin edhe gjithë ata që injorojnë këtë meq dhe të ngris lartë flamurin kombëtar. Karol Ryšavý, është fituesi i serisë së tretë të reality show OKTAGON Challenge, është gati të zgjojë bombat e tij tik-tak. Kjo do të kundërshtohet nga Palokaj, i cili ka skalpin e Pokornit . Suksese Gjoni !Urime fitorja !-Shkruan; Bashkim KAJDOMÇAJ.