Sonte u mbajtë edicioni i 31-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit”.
Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka shkruar në faqen e tij Fb për festivalin tashmë tradicional të këngës së bukur të vjetër qytetare ‘’Zambaku i Prizrenit’’ ai shkruan ‘’Për fat të keq, ndryshe nga vitet e kaluara, për herë të parë ky festival po mbahet me dyer të mbyllura për audiencë, për shkak të situatës pandemike, që e la këtë vit Prizrenin, qytetin e festivaleve, pa filma, dokumentarë, këngë e aktivitete të shumta kulturore.
, me transmetim të drejtpërdrejtë po na i gëzon zemrat dhe po na i kënaq veshët me tingujt më të bukur të muzikës sonë.
Falënderoj Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe OJQ-në “Zambaku i Prizrenit” për organizimin e festivalit të vetëm muzikor për këtë vit dhe uroj që ditët e mira të vijnë së shpejti, në mënyrë që të vazhdojmë edhe me festivalet tjera, në prezencë të qytetarëve!