Sot 23 vite nga fillimi i Konferencës në Rambuje,aty ku u vulos liria dhe pavarësia e Kosovës-Shkruan;.Lendira BERISHA
Derisa në Kosovë po ushtrohej gjenocid nga forcat serbe, u vranë dhe u masakruan njerëz, u dogjën shtëpi… E gjithë Kosova e kishim vëmendjen në Konferencën e Rambujesë e cila i filloi punimet më
06 shkurt 1999, me synim, zgjidhjen e krizës në Kosovë, duke kërkuar Pavarësi për Kosovën.
Iniciues në konferencë, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetësues ishin: SHBA-të, BE-ja dhe Rusia.
Delegacioni i Kosovës që udhëhiqej nga Z. Hashim Thaçi, kishte pranuar propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, ndërsa delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, kërkoi që trupave të NATO-së mos tu lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të SHBA-ve. Për të vazhduar më pas me raundin e dytë të bisedimeve por përsëri rezultoi pa sukses. As tentimi i fundit i bisedimeve nuk ishte i suksesshëm që Serbia ta pranojë marrëveshjen për Kosovën, deri më 24 mars kur NATO-ja mori vendim të bombardojë trupat ushtarake dhe paramilitare të Serbisë.
Lufta e shenjtë UÇK-së, peripecitë e popullit, kundër një regjimi të pashembullt, përkrahja nga SHBA-të dhe miqtë tjerë ndërkombëtar, vulosën që këto bisedime të jenë momente kyqe dhe historike që ne sot gëzojmë lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës./www.qendrapress.com/