Sot: 6 të vdekur e 860 raste të reja me koronavirus
6 të vdekur dhe 860 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK. Ky është numri më i madh i rasteve ditore të regjistruara për këtë vit.Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç).
IKSHPK njofton edhe për 682 të shëruar në 24 orët e fundit.
Njoftimi i plotë:
682 TË SHËRUAR DHE 860 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 860 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 86.194 raste nga 405.798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.819 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 682 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.106. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 287 raste, Gjilan 69 raste, Gjakovë 63 raste, Mitrovicë 57 raste, Pejë 52 raste, Ferizaj 41 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Lipjan 28 raste, Kamenicë 24 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 18 raste, Istog 17 raste, Vushtrri 16 raste, Klinë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Shtime 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Viti 3 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rat komunat Dragash dhe Kllokot.