Sot bëhet konstituimi i komisionit hetimor për energjinë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të bëjë konstituimin.Mbledhja konstituive mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe fillon në ora 10:00.Ndryshe ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë, i propozuar nga PDK-ja dhe i mbështetur nga partitë e tjera opozitare.Komisioni do të udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, zëvendëskryesues Ferat Shalën dhe anëtare, deputeten Eliza Hoxha, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar për anëtar deputetin Pal Lekaj, nga Lëvizja Vetëvendosje deputetët, Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci dhe Mimoza Kusari Lila, raporton rtk.Ndërkaq nga Lista Serbe , Adem Hoxhën si anëtar dhe grupi Multietnik, Fridon Lalën.Po ashtu të martën është paraparë të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.