Sot dhe nesër, IKSHPK i teston qytetarët në shesh

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se do të organizojë testime plotësuese për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.


Sipas njoftimit, testimi do të bëhet më 29 dhe 30 dhjetor nga ora 9:30 deri në orën 13:00.

Marrja e mostrave të hundës dhe fytit do të bëhet në baza vullnetarët për qytetarët që dëshirojnë të testohen me metodën PCR.

Në njoftim theksohet se procedura e marrjes së mostrave do të bëhet sipas protokolleve të IKSHPK-së nga ekipet me përvojë.

Teksa ka thënë se së fundmi ka rënie të rasteve të reja me COVID-19, IKSHPK-ja ka apeluar të gjithë qytetarët që të testohen për koronavirus.

Nga fillimi i pandemisë, deri tash në Kosovë janë regjistruar 50 mijë e 801 raste pozitive nga testimi i 180 mijë e 404 mostrave. 1317 persona kanë vdekur.

Njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parrandalimin e COVID-19.

Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.

Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:

1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;

2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;

Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike. Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *