Sot dhe nesër nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike
Sot dhe nesër pritet të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike në Kosovë. Kjo pasi, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që t’i japë Kosovës 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar, në një përpjekje për të ndihmuar vendin që po përballet me krizë të energjisë elektrike.Kosova ka disa ditë që po përballet me reduktime të energjisë elektrike. Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut (KOSTT), për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik. Gjatë seancës së të mërkurës Kuvendi i Kosovës i ka miratuar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën dy muaj.