Sot dhe nesër priten reshje shiu e shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në dy ditët në vazhdim do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të dendura.Sipas njoftimit, të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës.IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.Gjithashtu do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s