Sot Dita Ndërkombëtare e Mjedisit
Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë nga Asambleja e përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vemendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim, përcjell Insajderi.Kjo datë u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.Kjo ditë përcillet me aktivitete të shumta, ku edhe kësaj here aktivitetet kryesore janë organizuar nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, komunat, organizatat jo qeveritare dhe institucione tjera./Insajderi.com