Sot ditë zie në Kosovë në nderim të Madeleine Albright

Madeleine Albright, the 64th Secretary of State, was the first female to hold the office and is the highest ranking female government official in the history of the United States. (Photo by ?? Wally McNamee/CORBIS/Corbis via Getty Images)

                         Kosova e ka shpallur ditë zie të premten, në nderim të jetës dhe veprës së Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën.Presidentja Vjosa Osmani e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zisë shtetërore në tërë territorin e Kosovës.Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare Familja e saj kanë njoftuar se Albright ka vdekur shkaku i kancerit.Ish-sekretarja amerikane e Shtetit vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës.Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”.