SOT DO TË MLIDHEN GJASHTË KOMISIONE PARLAMENTARE
Gjatë ditës së martë është planifikuar të mblidhen komisione si: Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.
Deputetët në Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mblidhen në ora 10:00, ku pëveç miratimit të rendit të ditës dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 15.09..2020, do ta ketë edhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në orën 11:00 do të mblidhet komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që veç miratimit të ditës dhe atë të procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me 06.10.2020 ka edhe shqyrtimin e Rportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019. Në këtë komision i ftuar do të jetë edhe ministri i MASH, Ramë Likaj.
Pikë e katër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. I pranishëm do të jetë edhe ministri Blerim Kuçi.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të mblidhet në ora 13:00 e që po ashtu në të njëjtën orë do të mblidhet edhe komisioni për Bujqësi Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis si dhe komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Në ora 17:00, do të mblidhet komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. /Insajderi.com