Sot, është përkujtuar 26 Vjetori i Martirëve të lagjes ”Tusuz”.

Sot, është përkujtuar 26 Vjetori i Martirëve të lagjes Tusuz Sot, është përkujtuar 26 Vjetori i Martirëve të lagjes Tusuz. Ku u  bënl homazhe në kompleksin e varrezave të martirëve në Tusuz, në shenjë respekti e përkujtimi për më të dashurit e tyre që u flijuan për Lirinë e Kosovës nëpër shtëpitë e veta nga dora gjakatare serbe.  Edhe këtë vit u bënë homazhe nga shume familjarë e zyrtarë të tjerë. Lidhur me këtë masakër kryetari i Nisma në Prizren është shprehur  ish Komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, i vil tha se lagjja Tusus ka qenë ndër istikamet e pathyeshme të lëvizjes për lirinë e Kosovës.

“Tususi ka qenë ndër istikamet e pathyeshme të lëvizjes për lirinë e Kosovës, prijëse e shumë organizimeve në qytetin e Kosovës, fole e shumë luftëtarëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, jo veç të Prizrenit por anë e kënd Kosovës dhe natyrisht ka qenë në ballë të organizimeve të luftës për liri të Kosovës. 97 ishte momenti vendimtar që u deshtë me i thënë Serbisë boll më në Kosovë…Në ato momente dramatike për Kosovën, kur Serbia dhe aparati shtetëror i Millosheviqit u mundonte të realizonte atë platformën e saj për Kosovën si ‘tokë e djegur’, kam bashkëjetuar me disa që kanë mbijetuar masakrës dhe atyre që sot janë në botën tjetër dhe për të cilën jam shumë i bindur se ata e kanë dhënë të vetën për këtë vend, për të cilën duhet të krenohen familjet e tyre dhe ne të tjerët”, tha Berisha .Këtë vit përkujtimin  e organizuan Këshilli Organizativ:Bashkësia lokale ‘’Xhevat Berisha’’dhe OVL e UÇK_ së dega në Prizren/QendraPress/