Sot është thyer rekordi i testimeve për COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë – janë testuar 3.680 mostra

0

                                           Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.Ky numër i testimeve për COVID-19 del të jetë më i madhi brenda 24 orëve në historinë e Kosovës.Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.Ditët e fundit, Kosova ka regjistruar rritje të numrit të rasteve me coronavirus.Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të respektojnë rregullat kryesore kundër pandemisë: mbajtjen e maskave, mbajtje e distancës dhe higjienën personale. Në të kundërtën, nëse trendi i infektimeve ditore vazhdon, autoritetet qendrore kanë paralajmëruar ashpërsim të masave.Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 28 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 69.230 raste me coronavirusin e ri. Prej tyre, 1.599 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq, 59.849 pacientë janë shëruar.

Raste aktive janë 7.782.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *