Sot fitoj forca e drejtësisë në Amerikë dhe jo e drejta e forcës. – Shkruan;Prof Skender Morina,diasporë
Joe Biden si president i zgjedhur me votat e lira dhe demokratike të popullit amerikan, tani zyrtarisht president 46 -të i SHBA ve është një fitore për demokracinë amerikane si shembull i demokracisë botërore por edhe një fitore dhe siguri për europën, ballkanin,si dhe botën në përgjithësi duke pasur parasysh synimet e tij për një botë më paqësore. Shëndetësia , klima dhe ndikimet në ambijentin jetësor ndalimi emitimit të gazetave dhe ngrohja globale janë objektivat e administratës Biden. Ndërsa sa i përket çasjes së administratës amerikane të presidentit Biden në lidhje me Kosovën mendoj se ky do t’i nxis bashkimin europian për një përshpejtim të dialogut të stëgjatur të bisedimeve Kosovë-Serbi të proklamuar nga politikajt e Kosovës në fillim si bisedime teknike por që u vërtetua se të tillat kurrë s’ishin të tilla por kryesisht ishin bisedime politike që kryesisht temë diskutimi kishin çështjet e mbrendshme të rregullimit të mbrendshëm të shtetit të Kosovës dhe s’kishin të bënin me të drejtat e pakicës serbe dhe fare s’ishin temë diskutimi në këto bisedime të drejtat e shqiptarëve në komunat shqiptare të Preshevës Bujanovcit e Medvegjës. Shpresojmë shumë që bisedimet Kosovë-Serbi të përfundojë në një kohë më të shkurtër me angazhimin e SHBA-ve dhe në kordinim me BE në por gjithmonë duke pasur parasysh se Kosova është dhe do të jet shtet i pavarur dhe sovran konfirmimin e legjitimitetit të shpalljes së kësaj pamvarsie e pat legjitimuar e gjykata ndërkombëtare e drejtësisë dhe atë me kërkesën që pat bër Serbia se: A kishte të drejtë Kosova të shpallte pavarësinë dhe kjo shpallje e pamvarsisë a ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Thënë popullorqe Serbia kërkoj të pleqnohet e drejta e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe përgjigja ishte paekuivoke nga ana e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë se: Shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Në baz të këti vendimi delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës gjithmonë duhët të thirret njësoj siq duhët të bazohet në kushtetutën e Republikës së Kosovës që u garanton jo vetëm minoritet serb por edhe çdo pakice tjetër të drejtat aq të avancuar saqë në asnjë vend dhe në asnjë kushtetutë të asnjë vendi të botës nuk mund të gjendet. Amerika gjithmonë ishte krahë të drejtës sonë por për të drejtën tonë duhët së pari të këmbngulim ne vet e më pastaj do të kemi përkrahjen edhe të SHBA-ve edhe të Europës. SHBA-të dhe Europa na ndihmojnë jo sepse na duan më shumë se Serbinë por që e drejta ishte dhe është në anën tonë prandaj Amerika dhe Europa duhët t’a mbështesin dhe mbrojnë të drejtën tonë për të qenë shtet i pavarur sovran dhe demokratik. Çdo largim nga vlerat demokratike dhe drejtësia në shtetin e Kosovës është largim nga mbështetja amerikane dhe europiane./qendrapress.com/
.