Sot, i jepet lamtumira e fundit Mësueses dhe personalitetit të nderuar në Prizren ,Nexhibe Bukoshi Elezi.

Sot, më 5 korrik, në orën 13:30,  i jepet  lamtumira e fundit Mësueses së parë  në shkollës së  muzikës, një  gruaje të fortë ,  që  pas  veti ka lënë një  pianiste   me famë  botërore dhe një mjek shembullor  Nexhibe Bukoshi-Elezi, varroset  në varrezat e qytetit në Prizren.

E pamja do të mbahet më 6 e 7 korrik (të dielën dhe të hënën), duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00, në hotel ‘’Centrum’’ afër sheshit ‘’Shadërvan ‘’ në Prizren.

Për të nderuar këtë emër të  nderuar , po kështu  do të  mbahet mbledhja komemorative të martën më 8 korrik, në orën 10:00, në Shkollën e Muzikës në Prizren. Kurse emri i kësaj  mësuese  e edukatore shembullore ,do të mbahet mend gjatë  nga  prizrenasit .Ajo ishte  një  grua e fortë, që  në jetë  kurrë nuk diti se çka është përkulja. Me krenari e dinjitet  punoi e jetoi duke  ju bërë krah i fortë  edhe   njeriut të madh të kohës Prof Dr Mejdi Elezit,tani i ndjerë  bashkëshortit të sajë .I lehtë i qoftë  dheu i Kosovës  Mësueses së popullit Nexhibe Bukoshi  Elezi/QendraPress/