Sot i jepet lamtumira e fundit profesoreshës Lulije Kukaj- Buzhala
Pardje ndërroi jetë profesoresha e Gjuhës Shqipe Lulije Kukaj Buzhala.Lajmin e bënë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook duke kujtuar dhe vlerësuar figurën dhe rendësin që profesoresha ka pasur në shoqëri.Lulije Kukaj Buzhala ishte një aktiviste e çështjeve kombëtare e cila kontribuoi në edukimin e shumë gjeneratave gjatë periudhës së para luftës. Lamtumira e fundit asaj do t’i jepet sot në varrezat e fshatit Buzhalë në Prizren, në ora 13:00, kanë njoftuar familjarët e së ndjerës