Sot i jepet lamtumira e fundit profesorit Haqif Mulliqi
Sot do të bëhet varrimi i profesorit dhe dramaturgut, Haqif Mulliqi.
Varrimi do të bëhet në varrezat e kryeqytetit, në orën 15:00.
“Mbledhja Komemorative në nder të bashkëshortit, babit, vëllait, mikut e profesorit Haqif Mulliqi, i cili na la papritur, do të mbahet të Enjten, me 27 korrik 2023, nga ora 13:00 ne Bibliotekën Kombëtare. Ndërsa, ceremonia e varrimit, do të mbahet ditën e njëjtë, nga ora 15:00, në varrezat e kryeqytetit. Për ngushëllime dyert do t’i hapim me 28,29 dhe 30 Korrik – në Hotel Grand, nga ora 08:00 deri në ora 13:00”, thuhet në njoftimin e vajzës së të ndjerit, Getoarbe Mulliqi