Sot ka vdekur nëna e pesë djemve të vrarë nga forcat serbe në masakrën e Mejës.

0

                     Zoje Prendit serbët më 27 prill 1999 ia vranë pesë djem,Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin.Fotoja e nënës Zoje Prendi është e vendosur në Muzeun e Kujtesës në Prishtinë.Masakra e Mejës ishte vrasja masive e 372 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e ushtrisë serbe, e kryer më 27 prill 1999 në fshatin Mejë, afër qytetit të Gjakovës, gjatë luftës së Kosovës.Burrat u nxorën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë udhën për në Shqipëri.Burrat dhe djemtë u ndanë nga kolona, pastaj u ekzekutuan pranë rrugës. Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë luftës së Kosovë në vitet 1998-1999.Vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi, ku janë varrosur në varreza masive ose janë djegur për të zhdukur gjurmët.Sipas dëshmive të kryetarit të Departamentit të Sigurisë së Divizionit të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë, Momir Stojanoviq, masakra ishte planifikuar më herët dhe misioni i saj ishte “t’i neutralizonte elementet terroriste në zonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *