Sot, komuna e Prizrenit ndau edhe 60 lopë qumështore për blegtorë
Komuna e Prizrenit edhe sot për të katërtin vit radhazi ka shpërndarë mëshqerra gravide apo lopë qumështore, Me këtë rast kryetari i komunës Mytaher Haskuka bashkë me drejtorin e Bujqësisë Agron Limani ishin dhe ndanë simbolikisht edhe certifikatat e këtyre lopëve qumështore, Kryetari Haskuka me këtë rast tha se sot po i ndajmë këto lopë qumështore dhe ky ishte edhe një premtim i që bujqësia do të ketë prioritet,, Kështu komuna që nga ardhja jonë kemi ndarë ne vitin2018 80 krerë lopë, me 2019, 99 krerë, në vitin 2020 janë ndarë 90 krerë dhe këtë vit ka pasur kaq kërkese ishin për 60 krerë, sepse njëri nga kriteret është se në kuadër të këtij projekti blegtori mund të përfitojnë vetëm një herë tha Haskuka .
Drejtori Agron Limani me këtë rast tregon se projekti i këtij viti është 92,400 euro. E ku kanë përfituar 60 blegtorë, Participimi i blegtorëve është 35 për qind derisa komuna ndihmon me 65 për qind. Kurse kriteret ishin se kush i ka katër për ti bërë pesë apo kush i ka tete krerë lopë tha ai. Besim Gashi blegtor dhe agronom nga Arbanasi tha se për herë të parë ka konkurruar dhe është i këanqur me trajtimin dhe ndarjen, por rezultatet i presim tha ai. Inserte Kurse projekt ka për qëllim që të rris kapacitetin prodhues të qumështit, rritjen e fondit blegtoral, rritjen e vetë punësimi dhe përmisimin racor të bagëtive në Kosovë