Sot marshohet kundër vrasjes së grave
Dita e gruas nga grupi organizativ “Marshojmë S’festojmë”, do të pritet më ndryshe se vitet e kaluara.Sot nga ora 10:00 të marshohet për të kundërshtuar dhunën e burrave ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt, e që kjo sipas organizatës fajtorët kryesorë janë prokuroria dhe gjykatat.E që ky marsh i kësaj organizate do të bëhet edhe në qytete të tjera përveç Prishtinës, si në Obiliq, Mirtrovicë, Pejë, Rahovec, dhe GjilanAktivistja e kësaj organizate, Elena Morina, tha se 8 Marsi do të jetë më ndryshe, kjo pasi që gratë po vriten dhe nuk po u lihet hapësirë për të festuar.“8 Marsin e sivjetmë, kolektivi ‘Marshojmë S’festojmë’ do ta manifestojë me marsh kundër vrasjes së grave. Ky marsh vjen si nevojë e domesdomshmërisë për t’iu përgjigjur patriarkalitetit të dhunshëm i cili përveç që i dhunon vazhdimisht gratë, ua merr në fund edhe jetën. Edhe këtë 8 Mars, neve na pamundësohet festa. Kjo pasi që pasiguria e thellë në të cilën ne si vajza e gra jetojmë, pabarazia ekonomike, shoqërore dhe politike nuk na lë hapësirë për të gëzuar ose festuar”, tha ajo.Ajo përmend edhe qëllimin e këtij marshi, ku thotë se përveç vrasjes së grave do të jetë marsh solidarizimi me shtetin ukrainas.“Andaj, edhe këtë 8 Mars ne po organizohemi që të protestojmë kundër shtypjes së vajzave dhe kundër krimeve ndaj grave në Kosovë. Organizohemi sepse e kundërshtojmë padrejtësinë dhe pabarazinë e shumëfishtë, dhe bëjmë thirrje për një të ardhme më të mirë ku secili dhe secila është i lirë. Përveç denoncimit të dhunës dhe vrasjes së grave dhe kërkesave për drejtësi, ky marsh do të jetë marsh solidarizimi me Ukrainën. Kjo pasi që ne nuk e shohim të shkëputur kauzën gjinore nga kauzat e tjera dhe ne si grup jemi kundër çdo padrejtësie, kurdo që ajo të ndodhë”, tha ajo.Po ashtu, Morina thotë se marshi do të fillojë nga Pallati i Drejtësisë, kjo pasi që, siç thotë ajo gjykata dhe prokuroria janë fajtore për vrasjen e këtyre grave. “Këtë vit, marshi ynë nis nga Pallati i Drejtësisë pasi që janë pikërisht gjykatat, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave, një nga shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010,48 gra të vriten nga burrat në Kosovë”, potencoi ajo.Në Prishtinë ky grup organizativ marshin do ta fillojnë nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali, më pas te rrethi i flamurit, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke vazhduar