Sot mbahet provimi i maturës shtetërore, Nagavci thirrje nxënësve t’i respektojnë rregullat

               Sot nxënësit e shkollave të mesme do t’i nënshtrohen provimit të matures shtetërore.Me këtë rast ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ju ka uruar suksese maturantëve që hyjnë sot në provimin e maturës shtetërore, ndërsa ka kërkuar nga ata të respektojnë rregullat që rezulatetet të jenë reale.Postimi i saj:

 

Të dashur maturantë!Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit.Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë.Me qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer.Suksese dhe mbarësi për të gjithë ju!