Sot më ftohtë e me reshje shiu

                        Mot paksa më i freskët parashihet ditën e enjte, i dominuar më shumë nga vranësirat, kohëpaskohe edhe me riga lokale shiu, që shfaqen që nga orët e mëngjesit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s. Temperaturat minimale 12C e 13C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 15C e 17C.Mundësi për riga shiu mbeten edhe ditën e premtë dhe të shtunë, megjithëse nuk do të mungojnë edhe intervale më të gjata me diell, që edhe rrisin temperaturat të shtunën në 23C e 25C. Nga dita e diel mot jostabil, ku orëve të pasdites shfaqen edhe kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima, njofton Prishtina Weather.