Sot mot me vranësira e shi
Më shumë vranësira me kushte për shi parashihet qysh orëve të para të ditës së enjte. Pasdite mund të ketë intervale me diell, por se pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, njofton Prishtina Weather.Do të fryjë erë e lehtë nga lindja e verilindja 2-5m/s. Temperaturat minimale 15C e 16C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 21C e 23C.Të reshurat e shiut kohëpaskohe do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premtë, e tek nga dita e shtunë gradualisht pushojnë. Më shumë intervale me diell pritet të ketë ditën e diel, por pa përjashtuar mundësi për ndonj rigë lokale. Temperaturat zbresin edhe në 16C e 17C ditën e premtë dhe shtunë, e më pas në rritje deri në 24C e 26C ditën e hënë.