Sot në fshatin Zojz u përkujtua Dëshmori Sinan Thaçi.

0

    Të enjten u përkujtua  kur 22 vite më parë në Koshare u zhvilluan luftime të ashpra në mes të forcave të UÇK-së dhe forcave okupatore serbo-çetnik, saktësisht tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut ku zhvilloheshin luftime të ashpra ballë për ballë me forcat armike serbo-çetnike dhe mercenarë rus. Sinani dhe shumë bashkëvendës të Dëshmorit mobilizohet për të marr pjesë në luftë për Lirinë e Kosovës. Fillimisht sistemohet në Kalimash për ti përfunduar ushtrimet dhe përgatitjet për të marr pjesë në betjën që zhvillohej në Koshareb. Sinani në Kalimash emërohet komandant togu dhe pasi mbaron përgatitjet për luftë me 14 prill së bashku me togun e tij dërgohet në vijat e frontit në Koshare për ti dal në ndihmë bashkëluftëtarëve të UÇK-së të cilët bënin lutë ballore me forcat ushtarak paramilitare serbe. Me 29 prill të vitit 1999 heroi Sinan Thaçi bie heroikisht në fushën e nderit për të mos vdekur  kurrë në vendin e quajtur Rasa e Zogut. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit Sinan Thaçi dhe gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *