Sot në Rahovec varroset poeti Xhevdet Bajraj
Poeti Xhevdet Bajraj i cili ka vdekur më 22 qershor, do të varroset sot – në vendlindjen e tij, Rahovec.E Komuna e Rahovecit do të organizojë një sërë aktivitetesh për nder të poetit Xhevdet Bajraj.Bajraj që nga viti 1999 jetonte dhe vepronte në Meksikë.Ai njihet për një numër veprash të përkthyera edhe në gjuhën spanjolle.
Organizimet për nder të poetit Bajraj.
14:00 – Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.
15:00 – Mbledhje komemorative, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.
16:00 – Ceremonia e varrimit të poetit të ndjerë, në varrezat e qytetit të Rahovecit.
Pas varrimit – Orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj, në kafenenë “Hardhia” në Rahovec.