Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore, IKSHPK: Të ndalen aktivitetet dhe tubimet publike

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) thotë se numri vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës.Për çka IKShPK bën thirrje për respektim të masave antiCOVID-19 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë me koronavirus.Me theks, IKShPK kërkon që të ndalen aktivitetet publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim.

Thirrja e IKShPK-së: Të nderuar qytetarë!Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve vazhdon të jetë i lartë dhe brengosëse.IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19 dhe vdekshmërisë së lartë, në veçanti, bëjmë thirrje për ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim.Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës sipas rekomandimeve të IKSHPK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *