Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 58 vjeçare, vdiq Sazana Çapriqi.

0

Profesoresha universitare, studiuesja dhe përkthyesja pasionante nga gjuha angleze në shqipe dhe anasjelltas, ishte anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe aktiviste e këtij asociacioni që nga themelimi i tij.

“Vdekja e saj bëhet edhe më rëndë, sidomos për fëmijët e saj, por edhe për kolegët, pasi që e ndjera e përjetoi shumë rëndë vdekjen e bashkëshortit të vet tri vjet më parë, Basri Çapriqi, ish- kryetar i PEN Qendrës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit për vdekjen e Suzana Çapriqit.

PEN Qendra e Kosovës me këtë rast ngushëllon familje Çapriqi dhe merr pjesë në pikëllimin e saj.

Sazana Çapriqi ishte kryetare e Komitetit të Grave Shkrimtare të PEN Qendrës së Kosovës.

Telegrami i plotë pa ndërhyrje:

Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 58 vjeçare, vdiq Sazan Çapriqi.

Profesoresha universitare, studiuesja dhe përkthyesja pasionante nga gjuha angleze në shqipe dhe anasjelltas, ishte anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe aktviste e këtij asociacioni që nga themelimi i tij.

Vdekja e saj bëhet edhe më rëndë, sidomos për fëmijët e saj, por edhe për kolegët, pasi që e ndjera e përjetoi shumë rëndë vdekjen e bashkëshortit të vet tri vjet më parë, Basri Çapriqi, ish- kryetar i PEN Qendrës.

PEN Qendra e Kosovës me këtë rast ngushëllon familje Çapriqi dhe merr pjesë në pikëlliminin e saj. Sazana Çapriqi ishte kryetare e Komitetit të Grave Shkrimtare të PEN Qendrës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *