Sot po ia japim lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit tonë, Hysen Gega, Bacit.

0

                        Krijuesi dhe profesori  Arben  Veselaj   përmes një  postimi  ka përkujtuar njërin nga  figurat  atdhetare  të  komunës së Therandës  Hysen Gega  , Me poshtë po japim  përkujtimin e tij në tërësi., ‘’   Baca Hysen sot, po i dorëzohet tokës së vet, duke lënë mes të gjallëve kujtimet më të mira, si njeri me karakter të fortë, si njeri me personalitet të lartë, si njeri me dije e kulturë … si atdhetar dhe luftëtar i madh. Baci Hysen ndau fatin jetësor me vet fatin e Kosovës; herët ia njohu vuajtjet dhe u bë ndër dalzotësit e parë të saj. Gjatë ditëve e netëve të vështira të luftës më 1998 e 1999 Baci Hysen, ndonëse në moshë të madhe, u rreshtua ushtar lirie, bashkë me ne rishtarët ëndërrimtarë të UÇK-së. Atëbotë duheshin më pak njerëz që urdhëronin për të shkuar në luftë, por më shumë të tillë si Baci Hysen që të parët niseshin për atje. Kur grykëhollës i nxehej tyta Baci Hysen na jepte zemër, na trimëronte, na shëronte plagët trupit e të shpirtit, na ngushëllonte … e kishim si babanë tonë. Ai na mësoi se në këtë botë fati u buzëqesh guximtarëve. Edhe pse në moshë të madhe Baci Hysen ishte ëndërrimtar i sinqertë si një fëmijë. Kur të gjithë na kthenin shpinën e mbeteshim më të braktisurit e më të pashpresët e botës, ai besonte fuqishëm se pavarësisht vuajtjeve dhe rrethanave të pamundura, ne do ta fitonim luftën, se ne do të jetonim e do ta prisnim lirinë … ishte i sigurt se vendi ynë një ditë do të bëhej. Kosova sot është në zi sepse po ndahet nga Njeriu që deri në çastin e fundit besoi se pak kishte bërë për vendin e tij; se asgjë në këtë jetë nuk na takon më shumë neve se sa edhe të tjerëve.

Prehu në paqe Hysen Gega, nga sot varri yt do të bëjë dritë mes varresh ma fisnike të kombit shqiptar!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *