Sot pritet të nisë vaksinimi masiv kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sot do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve kundër COVID-19.Në njoftimin për media thuhet se vaksinimi masiv i qytetarëve do të bëhet bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19.“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në të gjitha qendrat e vaksinimit kudo në Kosovë dhe eliminimit të shmangies së çfarëdo situate të panevojshme, ftohen qytetarët që t’u përmbahen termineve të përcaktuara për vaksinim dhe në Qendra të vaksinimit të paraqiten vetëm pas marrjes së thirrjes për vaksinim”, thuhet në njoftim.MSH kërkon nga qytetarët që të mos shkojnë në qendrat e vaksinimit pa konfirmim, por të presin thirrjen për termin. Thirrja do t’iu bëhet përmes telefonit, mesazhit telefonik ose përmes emailit.Nëse nuk keni aplikuar ende për vaksinim këtë mund ta bëni ekosova.rks-gov.net.Ndryshe, lidhur me vaksinimin masiv mbrëmë ka shkruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.Ministri ka njoftuar se institucionet janë në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv në të gjithë vendin.“Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit”, ka shkruar Vitia në Facebook.“I kemi siguruar vaksinat, i kemi bërë përgatitjet. Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës”, ka vijuar më tej ministri i Shëndetësisë.Vitia thotë se Kosova do të ketë një vjeshtë e dimër më të sigurt në aspektin shëndetësor.“Ju lutem si çdo herë: ndiqni dhe informohuni në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën, kohën dhe kriteret e vaksinimit”, ka porositur më tej Vitia qytetarët.