Sot pritet të vijë në Kosovë eksperti gjerman për ta rregulluar turbinën në KEK
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman që do të ndihmojë në rregullimin e turbinës në njësinë B2 të bllokut “Kosova B” do të vijë në Kosovë të dielën.Krasniqi ditë më parë para gazetarëve tha se eksperti vjen nga kompania që e prodhon turbinën, prishje e cila është serioze.“Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.Ardhjen e ekspertit gjerman e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti para disa ditësh kur kishte vizituar KEK’un.