Sot seancë në Speciale ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve 

                      Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar kalendarin e seancave për javën e dytë dhe të tretë të muajit shtator.Kështu, bazuar në njoftimin zyrtar të Speciales, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” është caktuar për datën 8 shtator me fillim në orën 13:30 minuta.Sikurse bëhet e ditur në kalendarin e Gjykatës, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është planifikuar për 8 shtator në ora 13.30.Në seancë do të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë e detaje të tjera.Ndërkohë, në javën e tretë të këtij muaji, duke nisur nga 13 deri me 16 shtator, me fillim në orën 9:30, do të mbahen seanca me deklaratat përmbyllëse të prokurorit ndaj rastit të Salih Mustafës.