Sot shënohet 3 Maji – Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.
Kjo ditë shënohet me disa aktivitete në vendin tonë, shkruan Reporteri.net. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, studentët e vitit të tretë të Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, do të organizojnë diskutim virtual me temë “Nevoja për edukim medial në kohën e pandemisë”. (Platforma Google Meet, ora 10:00)
Me këtë rast edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mban konferencë për media. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 11:00-11:30)Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mban tryezë diskutimi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 12:00-13:20)Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet çdo vit në mbarë botën.3 Maji, sipas Kombeve të Bashkuara, shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën. Gjithashtu në këtë ditë theksohet rëndësia e mbrojtjes së mediave nga sulmet ndaj lirisë së tyre dhe nderohen gazetarët që kanë humbur jetën në krye të detyrës.Shtypi i Lirë konsiderohet si dritarja që shërben për të zbuluar abuzimet e të drejtave të njeriut, ai përbën lirinë e shprehjes. Në kuadër të kësaj lirie, mediat dhe gazetarët kanë përgjegjësitë e tyre.Shumë gazetarë në periudha të ndryshme kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e gazetarisë. Një i tillë konsiderohet në gazetarinë amerikane edhe Eduard R. Morrov, i cili filloi gazetarinë trasmetuese me valë të radios nëpërmjet trasmetimeve nga Londra, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Eduard Morrov besonte në lirinë shtypit. Ai kryesoi Entin Amerikan të Informacionit për një periudhë kohe.3 Maji shërben për të kujtuar dhe reflektuar rreth punës, kurajës dhe guximit të individëve që gjatë diktaturës komuniste dhanë një kontribut të madh me shkrimet dhe veprat e tyre të ndaluara nga regjimi i kohës dhe që për të mbrojtur lirinë e shprehjes disa e paguan edhe me jetë.Në kujtim të gazetarëve që kanë dhënë jetën për të drejtën për të qenë të informuar, UNESCO vazhdimisht në këtë ditë kërkon mbajtjen e një minute heshtje në kujtim të tyre.