Sot, shënohet Dita e Dëshmorëve në komunën e Prizrenit me një varg aktivitetesh
Sot, me 15 shtator shënohet, Dita e Dëshmorëve të komunës së Prizrenit. Komuna e Prizrenit me 15 shtator të vitit 1999 bëri rivarrosjen e të gjithë dëshmorëve të komunës së Prizrenit në Landovicë , Ku më vonë me vendim të Asamblesë komunale të Prizrenit u vendos dhe u votua që kjo datë të festohet si dita e Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit. Prandaj, shoqata e dala nga lufta siç shkruan Isa Berisha, sekretar i OVl-së në Dega në Prizren fton të gjithë familjet e dëshmorëve , invalidëve , veteranëve të UÇK-së dhe qytetarët të prandaj se OVL e UÇK me shoqatat e dala nga lufta dhe të gjithë familjarët e dëshmorëve dhe gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit që të marrin pjesë në këtë përkujtim të dëshmorëve nesër në fillim në ora 10:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë si dhe në ora 11:00 në homazhe pranë Monumentit të Lirisë tek shtatorja e komandant Remzi Ademaj . Kurse bashkë me shoqatat e dala nga lufta në këtë datë të rëndësishme është edhe Komuna e Prizrenit, ku nesër do të jenë bashkarishtë edhe vete Komuna në të gjitha këto aktivitete të përbashkëta. Kjo datë ka një rëndësi të veçantë sepse në vete përmban një nga mesazhet më kuptimplote që ne sot e gëzojmë këtë liri të fituar me gjaku dhe jetërat e tyre të flijuara për lirinë e Kosovës/qendrapress.com/