Sot shi dhe borë, por në këtë ditë rriten temperaturat deri në 20 gradë

                               Fillim i ftohtë i javës, me mot të ndryshueshëm, reshje shiu, e borë në vise kodrinoro-malore.Në pjesën e dytë temperaturat kthehen përreth vlerave normale, parashikon “Prishtina Weather”.

18.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten mundësi për riga lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe reshje të dobëta bore.

Paradite intervale me diell. Ditën zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore priten edhe rrebeshe të shkurta bore.

20.04 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe borë.

21.04 – Vransira e intervale me diell. Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

22.04 – Paradite diell, e gjatë ditës vransirat shtohen.

Temperaturat minimale zbresin edhe në -1C ditën e martë, e më pas në rritje deri në 3C e 4C.Maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten rriten edhe deri në 17C e 20C.