Sot takohet komiteti për vlerësimin e situatës me Coronavirus
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot merr pjesë në takimin e komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke nisur nga ora 14:00. Kurse, pas takimit do të ketë konferencë për media.
Kryeministri Hoti gjatë ditës është raportuar se do të mbajë edhe një konferencë për media.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, konferenca do të mbahet në ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.