Sot, u bë prezantimi i projektit “Rehabilitimi i infrastrukturës në zonën e parë të Qendrës
Historike dhe restaurimi i objekteve të mbrojtura”, para përfaqësuesve të institucioneve, banorëve të kësaj zone, komunitetit të biznesit, shoqërisë civile dhe mediave.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i draft projektit që parasheh intervenimet:
Rehabilitimi i tërë kalldrëmit në zonën e Shatërvanit,
Realizimi i shtigjeve për të verbër në hapësirat anësore sipas standardeve dhe alfabetit për të verbër,
Realizimi i pjerrinave për persona me nevoja të veçanta në zonat me disnivel në reliev,
Nivelizimi i lartësisë së sheshit të Shatërvanit me trotuaret të cilët aktualisht janë të ngritur rreth 20cm në hapësirat ku është e mundur dhe ka aprovim nga institucionet kompetente,
Largimi i rigollave-ujorëve nga betoni dhe krijimi i rampës së ujit me kalldrëm në formë harkore,
Mëngjismi i hyrje-daljeve në sheshin e Shatërvanit duke realizuar pistonët me telekomandë,
Largimi i të gjitha kabllove, shtyllave dhe instalimeve mbitokësore dhe vendosja e tyre nën tokë i cili veprim do të bëhet kryesisht në hapsirat ku janë rrasat e reja dhe jo në pjesën e kalldrëmit,
Largimi i kubëzave nga betoni në rrugën nga Art Qendra deri në Kala dhe realizimi i shtegut me kalldrëm lumorë,
Largimi i kubëzave të betonit në disa zona tjera brenda zonës së projektit dhe zëvendësimi me kalldrëm,
Realizimi i ndriçimit të ri publik me dekore dhe ndriçim të ngrohtë dhe adaptimi i atij ekzistues me shtylla të stilit klasik,
Vendosja e ulëseve me stil klasik nga druri, guri dhe metali,
Vendosja e tabelave informuese nga druri i gravuar,
Vendosja e shportave të mbeturinave me dizajn nga metali dhe druri,
Vendosja e parkingjeve për biçikleta me dizajn të përshtatshëm në zona të caktuara,
Mbjellja e fidanëve të ri në pjesë të caktuara në zonën e projektit dhe përmirësimi i hapësirave të gjelbra,
Intervenimi në strukturë-përforcimi i objekteve të përcaktuara nga autoriteti kontraktues,
Rehabilitimi i kulmeve dhe zëvendësimi i tjegullave e kulmarëve jo adekuate me tjegulla dhe kulmarë harkorë të stilit tradicional në objektet e përcaktuara.
Bashkëpunimi me të gjitha palët e përfshira në këtë projekt është tejet i rëndësishëm, ndërsa, punimet pritet të fillojnë në shtator të këtij viti.