Sot, u hap panairi tradicional 2025  i produkteve ushqimore dhe artizanaleve

             Sot,në sheshin e Lidhjes  në  Prizren , solemnisht u hap Paniri Tradicional 2025  i produkteve  ushqimore dhe artizanaleve,me këtë  rast kryetari Totaj ka uruar  angazhimin e  drejtorisë  dhe tha se  kjo po dëshmon se Prizreni po tregon se ka traditë për kuzhinë e kulinari e po kështu edhe traditë në punime të ndryshme. Kurse për këtë Panairi edhe drejtori  i Turizmit Ramadan Tarashaj, i cili së pari ka  uruar  gjithë  pjesmarrësit si dhe kryetarin Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi dhe zyrtarët pjesmërrës.Me këtë rast Diellor BERISHA, nga fabrika ‘’Liri’’ me këtë rast  tha se  këto panaire  na ndihmojnë shumë  dhe kanë  qëllime  shumë të mira. Kështu  përfitojnë kompanitë deh  besojmë se  përfitojnë edhe  vete  qytetarët Po kështu edhe  Venera Rada  pohon se këto panire padyshim  se na ndihmojnë dhe janë  të vetmet mundësi ku kemi mundësi të ekspozojmë punimet tona. Panairi i sotëm   është një ditor dhe  do të jetë I hapur deri në orët e vona të natës.