Sot, u mbajt takimi konsultativ për buxhetimin e ndjeshëm gjinor në shkollat e Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me OSBE-në.

Sot, u mbajt takimi konsultativ për buxhetimin e ndjeshëm gjinor në shkollat e Komunës së Prizrenit, i organizuar në bashkëpunim me OSBE-në – Misioni në Kosovë.

Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e krijimit të shkollave si mjedise miqësore dhe të sigurta për nxënësit dhe mësimdhënësit. Propozimet dhe sugjerimet nga ky takim do të integrohen në Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2026-2028 dhe buxhetin e vitit 2026.