Sot, u shtrua shtresa e parë e asfaltit në degëzimin e aksit të parë – LOT 2 në Lagjen ‘’Dardania 2’’
Sot, kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj i bashkëshoqëruar edhe nga nënkryetari Kujtim Gashi dhe drejtorët :Çelë Lamaj dhe Islam Ukimeri, kanë vizituar punimet që po bëhen në lagjen ‘’Dardania’’. ku ky projekt me të gjithë infrastrukturën kap vlerën e 18 milion euro, tregon drejtori Lamaj.
Pas përfundimit të ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore, përfshirë kanalizimin, ujësjellësin dhe kabllot për ndriçimin publik, si dhe rregullimit të trotuareve, sot u shtrua shtresa e parë e asfaltit në degëzimin e aksit të parë – LOT 2 në Lagjen ‘’Dardania 2’’.Me këtë rast kryetari Totaj pohon se punë të mira besojmë do të vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen.
Ky projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike është pjesë e një plani të gjerë për modernizimin e rrugëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj lagjeje rithekson drejtori Lamaj./www.QendraPress.com/