Sot votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta në Kuvend
Ditën e sotme, për herë të parë në Shqipëri pritet të votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, nga detyra.Kuvendi i Shqipërisë, do të mblidhet në orën 10;00, ku do të miratojë raportin dhe propozimin e komisionit hetimor për largimin e parakohshëm të Presidentit nga institucioni me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.Mazhoranca, e cila mori edhe këtë nismë për shkarkimin e Metës, kërkon 94 vota pro raportit të këtij komisioni, ndërkohë nga ana tjetër Presidentinuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese.Pavarësisht vendimit politik të Parlamentit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja.Kushtetuesja brenda një afati 3 mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e parlamentit në seancë shqyrtuese.