Sot vranët dhe me shi, nga e premtja temperaturat mbi 20 gradë
Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ku në orët e mëngjesit priten edhe ngrica.
Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në orët vijuese të pasdites dhe mbrëmjes pritet të gjenerojnë reshje shiu në shkallë vendi.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 0 gradë Celisus, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14 gradë, njofton MeteoKosova.
Era do fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-56 km/h!.
Ndërkaq, nga e premtja e në fundjavë për herë të parë pritet të shtrihen masa më të ngrohta ajrore, të cilat do sjellin edhe temperatura mbi 20 gradë Celsius.